Joan Holub dhe Suzanne Williams janë bashkautore të serisë “Vajzat Perëndesha”.
Joan Holub thotë se nga katër Vajzat Perëndesha ajo më së shumti i ngjan Athinës, sepse i pëlqen të mendojë ide të reja për librat. Por është shumë e lumtur që babai i saj nuk ka qenë kurrë drejtor në shkollën ku ka mësuar!
Suzanne Williams e pyeti të shoqin se perëndeshë e kujt mendonte se ishte dhe ai iu përgjigj: “E pyetjeve budallaqe!” (Suzana thotë se ato më së shumti kanë të bëjnë me faktin se kompjuteri i saj ka sjellje të çuditshme.) Kjo e bën të reagojë si Pandora, përjashto faktin se Pandora nuk ka pasur të bëjë ndonjëherë me kompjuterët. Njësoj si Persefoni, ajo i dashuron lulet, po nuk i jepet për kopshtarinë si kësaj vajze perëndeshë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121