Rreth Nesh

Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Botimet DRITAN ka sjellë në shqip disa prej autorëve më në zë të letërsisë botërore klasike dhe bashkëkohore, si: Toni Morrison, Thomas Hardy, Rudyard Kipling, Erich Segal, Mordecai Richler, Pearl S. Buck, Marquis de Sade, Mary Shelly, A. J. Cronin. F.S. Fitzgerald, George Sand, etj.