nga Joan Holub & Suzanne Williams #Roman për Fëmijë 8-12 vjeç, #Mitologjia greke
Përktheu: Dritan Koka
Nr i faqeve: 160
Përshkrim i shkurtër
A do të mundet kjo kopjace të mësojë të jetë origjinale?
Jehona është një nimfë miqësore që jeton në mjedisin e pyjeve malore. Asaj i pëlqen të huazojë, ose, siç mund të thotë ndokush, të kopjojë ide e formula magjike që i dëgjon nga shokët e saj studentë në Shkollën e Natyrës. Ajo thjesht nuk mund të bëjë ndryshe!
E vetmja gjë krejtësisht e saja është pema e dashur, Zemërbredhi, të cilën Jehona e mbron me shumë dashuri dhe formula magjike. Kur një rrufe e rastësishme godet Zemërbredhin, Jehona zemërthyer niset për në Akademinë e Malit Olimp, e vendosur të bindë drejtorin Zeus që t’i japë një mjedis tjetër për ta mbrojtur.
Po, me të arritur atje, duket se sjellja e saj prej kopjaceje mund të shkatërrojë një paradë të madhe në Tregun e të Pavdekshmëve! A do të mundet Jehona të fitojë mjedisin e saj të ri… dhe të kuptojë si të jetë vetvetja?
Çmimi: 550.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121