nga Rudyard Kipling #Grupmosha 8-12 vjeç; #Nobelistët
Përktheu: Ajsela Koka
Numri i Faqeve: 198
Përshkrim i shkurtër
Fëmijët ishin në teatër, duke luajtur përpara tri lopëve aq sa mbanin mend nga Ëndrra e një Nate Vere. Babai u kishte përgatitur një përmbledhje të shkurtër nga vepra e gjatë e Shekspirit dhe ata e kishin përsëritur me të dhe mamanë derisa e kishin mësuar përmendësh. Ia nisën aty ku Nik Fundi, endësi, del nga shkurret me kokën e një gomari mbi supe dhe gjen Titanian, Mbretëreshën e Zanave, në gjumë. Pastaj kapërcyen në pjesën ku Fundi u kërkon tri zanave të vogla t’i kruajnë kokën e t’i sjellin mjaltë dhe përfunduan kur e zuri gjumi në krahët e Titanias. Deni bënte pjesën e Pakut, Nik Fundit si edhe të tri Zanave. Veshi një kapelë me veshë majucë prej cohe në rolin e Pakut dhe një kokë gomari të bërë me letër nga pakoja e Krishtlindjeve – po që grisej, nëse nuk e mbaje me kujdes – për Fundin. Una ishte Titania, me një kurorë lulesh pëllumbi dhe një shkop magjik me lulegishtëza.
Çmimi: 600.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121