nga Joan Holub & Suzanne Williams #Roman për Fëmijë 8-12 vjeç, #Mitologjia greke
Përktheu: Ajsela Koka
Nr i faqeve: 148
Përshkrim i shkurtër
A do të mundet kjo muzë të gjejë frymëzimin e saj?
Që kur frymëzoi Homerin për të shkruar veprat e tij epike, Kaliopi ndien se ka shumë për të dhënë, pasi merr një ftesë për të hyrë në Akademinë e Malit Olimp. Pastaj, ajo gjithnjë është ndier si e lënë në hije, për shkak të tetë motrave të saj më të mëdha tepër të talentuara.
Kur i paraqitet një projekt i madh në Arkitektologji, Kaliopi e di se është shansi i saj për t’i treguar gjithkujt se çfarë di të bëjë. Po, pasi përpiqet të gjejë idenë e përsosur, Kaliopi kupton se gjetja e një shoqeje dhome mund të jetë gjëja që i nevojitet për t’u përqendruar e për të studiuar, njësoj siç bënte kur ishte me të motrat në shtëpi. Në një kohë kur të gjithë janë të shoqëruar, Operacioni Gjej Shoqen e Dhomës mund të jetë më i vështirë sesa projekti i Arkitektologjisë!
A do të mundet Kaliopi të gjejë frymëzimin, shoqen e dhomës dhe vendin e saj në skenën e jetës?