nga Joan Holub & Suzanne Williams #Roman për Fëmijë 8-12 vjeç, Mitologjia greke
Përktheu: Ajsela Koka
Nr i faqeve: 163
Përshkrim i shkurtër
Kush është më e Drejta dhe më e Bukura?
Afërditës nuk i pritet sa të festojë ditëlindjen e të pëlqyerit të saj, Aresit! Po ja tek shfaqet dikush që vjen pa ftuar: motra e tij, Erisa, perëndesha e grindjes dhe mosmarrëveshjes. Afërdita as nuk e di se Aresi na paska një motër, por është e vendosur të bëjë figurë të mirë.
Erisa ka sjellë me vete një trofe të artë me një mollë, ku shkruhet: Për më të Drejtën dhe më të Bukurën. Ky trofe ka diçka magjike, që e bën Afërditën dhe Athinën të humbin mendjen pas tij. Kur Zeusi shpall një konkurs, që do t’i ndajë nxënësit e AMO-së në Skuadrën e Athinës apo Skuadrën e Afërditës, molla e artë kthehet në mollën e sherrit. Do të arrijë ky konkurs të prishë edhe shoqërinë e vërtetë?