nga Kenneth Grahame #Grupmosha 8-12 vjeç; #Letërsia për të rinj; #Klasikët
Përktheu: Manushaqe Bako
Përshkrim i shkurtër
Në këtë buketë të ngjeshur episodesh të mrekullueshme prej autorit të “Era mes Shelgjeve”, pesë motrat dhe vëllezërit jetimë, Eduardi, Selina, Sharlota, Haroldi dhe rrëfimtari i paemër luftojnë vazhdimisht kundër tiranisë së të rriturve –Olimpianëve. Aleancat e vështira, që fëmijëve u duhet të lidhin, për t’u arratisur prej censurës së të rriturve, çapkënllëku dhe argëtimi absolut, që ofron libri, e bëri këtë bestseller me t’u botuar për të parën herë. Kjo vepër qëndron përkrah aventurës së shkëlqyeshme të po këtij autori – “Era mes Shelgjeve” – dhe personazhet janë po aq intrigues sa Zhabani, Miu,Baldosku dhe Urithi, duke e kthyer Keneth Grehëmin në një ndër klasikët e letërsisë për fëmijë.
Çmimi: 560.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121
© 2025 – Powered by Vesa Solutions