nga Giulia Caminito përkthyer nga Albana Nexhipi Lekaj #Roman
Çmimi 1400 L
Nr faqe: 346
Erë algash të shkitshme dhe rëre të dendur, erë pendësh të lagura. Është një krater antik, tashmë plot me ujë: është liqeni i Braçanos, ku ankoron familja e Antonias, gruas krenare deri në kokëfortësi, që e vetme kujdeset për një burrë ulok dhe katër fëmijë, teksa largohet prej mospërfilljes së Romës. Antonia është shumë e ndershme, Antonia nuk pranon kompromise, Antonia beson tek e mira e përbashkët, por pavarësisht kësaj do t’i mësojë bijës së vetme të mbështetet thjesht tek aftësitë e veta e ta mbajë kokën lart.
Dhe Gaia mëson: të mos qahet, të hipë përditë në tren për të shkuar në shkollë, të lexojë libra, ta fshehë telefonin në një kuti këpucësh, të zhytet në liqen, edhe pse rrymat e tërheqin së poshtmi.
Janë vitet 2000. Gaia dhe miqtë e saj rriten në një botë, nga e cila betejat politike e qytetare ndodhen larg, pranë është vetëm kabotazhi i vogël i objekteve të zotëruara apo të mohuara, i mesazheve të para, ujërat e palëvizshme të një ekzistence pa horizonte.
Xhulia Kaminito i jep jetë një romani ankoruar në realitet, përshkuar njëkohësisht prej një paqetie radikale, që e kthen shkrimin thelbësor e të matur, shpues e poetik, në bastionin e fundit kundër fantazmave që na kanosen. Liqeni është një pasqyrë magjike: në tabanin e tij, së bashku me grazhdin e përmbytur, shohim rininë, sfidën e saj këmbëngulëse ndaj palumturisë.
Çmimi: 1,400.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121