nga Madeleine Thien; #Roman historik; #Letërsia Kanadeze; #Autorë Bashkëkohorë
Përktheu: Vladimir Bako
Përshkrim i shkurtër
“Me dhembshuri dhe saktësi të përpiktë, Medeleine Thien eksploron jetë të zakonshme të skalitura nga ngjarje politike të jashtëzakonshme. Si një pjesë muzikore komplekse dhe e bukur, rrëfimi shpaloset në shtresa, duke iu rikthyer herë pas here temave qendrore të familjes, kujtesës dhe humbjes. Thien është një shkrimtare e talentuar dhe serioze.”
MA JIAN, autor i romanit “Pekini në Koma”
Në këtë roman të jashtëzakonshëm, ne hyjmë në botën e dy familjeve me talente të shquara muzikore në Kinën revolucionare. Rrëfimi i tyre i gërshetuar shtrihet nga Shangai i viteve dyzetë deri në Revolucionin Kulturor të Maos, nga Pekini i viteve tetëdhjetë dhe demonstratave të Tien-an-menit deri në Vankuvërin e ditëve tona, në Kanada. Me prozën e vet elegante, me rrëfimin e mprehur me mençuri dhe humor dinak, me personazhet e parezistueshme, Madeleine Thien na jep një vizion befasues të shekullit të shndërrimeve të Kinës, sa të vrullshme, aq edhe trazuese.
“Hijeshia e vrazhdë dhe siguria e rafinuar e prozës së Thien janë të mrekullueshme.”
The New York Times
Çmimi: 1,200.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121