Aleksi dhe Smilla - Të Zhdukur

nga Caroline Eriksson #Roman; #Thriller psikologjik

Përktheu: Dritan Koka

Nr i faqeve 238

Përshkrim i shkurtër

Në një mbrëmje idilike të fundverës, Greta, Aleksi dhe Smilla katërvjeçare marrin një barkë prej shtëpizës së pushimit pranë liqenit mitik Maran dhe lundrojnë drejt ishullit të vogël në qendër të tij. Greta mbetet në barkë, ndërsa dy të tjerët dalin në breg për të eksploruar. Orët kalojnë, por Aleksi dhe Smilla nuk kthehen. E pështjelluar, Greta del në breg, e sigurt se do t’i gjejë duke luajtur. Ndonëse i thirri dhe i kërkoi nëpër ishull, nuk pa asnjë gjurmë të tyre. Ata thjesht janë zhdukur, pa lënë pas asnjë shenjë. Zhdukja e mistershme dhe ndjekja e ethshme që pasoi, e zhyti Gretën hap pas hapi në një humnerë ngatërrese dhe errësire që sa vinte e shtohej. Janë të vërteta gojëdhënat mbi fuqinë dashakeqe të liqenit Maran? Cili është roli i Gretës në gjithë këtë mesele? Ka ndonjë lidhje mes kësaj zhdukjeje dhe asaj që ndodhi shumë vite më parë, kur babai i Gretës vdiq? Kush ishte personi i mistershëm që u shfaq në kabinë në mes të natës përpara zhdukjes së tyre? Dhe ku ndodhen Aleksi dhe Smilla?

Çmimi: 800.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !