nga Toni Morrison #Roman; #Letërsia Amerikane; #Nobelistët
Përktheu: Manushaqe Bako
Numri i Faqeve: 156
Përshkrim i shkurtër
“Toni Morrison është Rrëfimtarja e Madhe Amerikane… Proza e saj mbetet një mrekulli… një përzierje e retorikës kulmore letrare dhe e bisedës së thjeshtë.”
–Pol Grei, Time “Toni Morrison është romanciere e jashtëzakonshme.”
–Bruk Elën, New York Times Book Review
“Vepra e Morrisonit e ka zanafillën në prozën letrare të Ulfit, Xhojsit, Heminguejit, Foknërit… Arritja e saj qëndron në faktin që ia ka përshtatur këtë traditë të letërsisë moderne lëndës së vet…, duke e kthyer kësisoj në të re.”
–Lui Mënand, The New Yorker “Elokuenca e saj, origjinaliteti, vizioni përcëllues mbi botën, janë të paepur.”
–Patricia Tërner, San Francisco Chronicle
“Aftësia e Morrisonit në përdorimin e fjalëve të thjeshta për të prodhuar fraza lirike e me shkëlqim dhe për të evokuar perceptime të sakta emocionale është e jashtëzakonshme. Vepra e saj përmbush në mënyrë brilante ngarkesën në tipizimin madhështor dhe gravitetin moral, që çdokush me të drejtë do të priste nga një laureate e Çmimit Nobel në letërsi.”
–Glen MekNet, Baltimore Sun