Toka e Mirë 

nga Pearl S. Buck #Roman; #Nobelistët

Përktheu: Vladimir Bako

Numri i Faqeve: 326

Përshkrim i shkurtër

Gjatë mbretërimit të perandorisë së fundit, një shërbëtore martohet me një burrë të përulur. Së bashku ata nisin një udhëtim epik…

O-leni është një shërbëtore shtëpie në shtëpinë më të madhe të qytetit. Kur merret për grua nga Uang Lungu, një fermer i thjeshtë kinez, ajo punon fort pa u lodhur përgjatë katër shtatzënive për mbijetesën e familjes. Shpërblimi fillimisht është i kursyer, po në punën e tyre ka shpresë, duke u mbështetur te toka. Derisa pllakos zija e bukës.

Mes alternativave për t’ia mbathur apo për të vdekur urie, familja mbërrin në një qytet të jugut, duke iu bashkuar mijëra fshatarëve që lypin rrugëve. Duket se gjithçka ka marrë fund derisa një ndërthurje e fatit të mbarë me dëshirën e O-lenit për të mbijetuar bën të mundur kthimin e tyre në shtëpi me një pasuri të papritur. Por ata kishin tradhtuar tokën, që i pat mbajtur më parë; dhe paratë u shkaktojnë vetëm mosbesim dhe mashtrim… dhe thyerjen e zemrës së gruas që i kishte shpëtuar.

Në sfond të një Kine në zgrip të ndryshimit, “TOKA E MIRË” është një sagë familjare gozhduese dhe një histori e sakrificës femërore; një rrëfim klasik i letërsisë së shekullit të njëzetë.

Çmimi: 1,000.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !