nga Ana Huang përkthyer nga Ajsela Koka #Roman
Nr i faqeve: 480
Çmimi në kopertinë: 1500 L
Përshkrim i shkurtër
Stoik, mbrojtës dhe arrogant, truproja e elitave, RIS LARSENI,
ka dy rregulla: 1) Të mbrojë klientët e vet me çdo kusht; 2) Të mos përfshihet emocionalisht me ta. Asnjëherë.
Kurrë nuk është tunduar t’i thyejë këto rregulla, derisa takoi… atë.
Brixhita fon Ashebërgun. Një princeshë me të njëjtën kokëfortësi si e tija dhe një zjarr të brendshëm që ia bën rregullat shkrumb e hi. Ajo ishte gjithçka që ai nuk priste dhe për të cilën nuk e dinte se kishte nevojë.
Ditë pas dite, milimetër pas milimetri, ajo ia ul tërë barrierat, derisa ai përballet me një të vërtetë, që nuk mund ta mohojë më: është betuar që ta mbrojë, po gjithçka do është ta shkatërrojë. Ta bëjë të vetën.
Sepse ajo është e tija.
Princesha e tij.
Fruti i tij i ndaluar.
Fantazia e tij e shthurur.
Mbretërore, me vullnet të fortë dhe e lidhur me zinxhirët e detyrës, PRINCESHË BRIXHITA ëndërron lirinë për të jetuar dhe dashuruar sipas zgjedhjes së vet.
Po kur i vëllai heq dorë nga froni, ajo befas gjendet përballë idesë së një martese pa dashuri, për përfitime politike dhe një froni, që nuk e ka dashur kurrë.
Dhe ndërkohë që përballet me intrigat dhe tradhtitë e rolit të saj të ri, duhet të fshehë edhe dëshirën për një burrë, që nuk mund ta ketë.
Truprojën e saj.
Mbrojtësin e saj.
Shkatërrimin e saj përfundimtar.
E paparashikueshme dhe e ndaluar, dashuria e tyre mund të shkrumbojë një mbretëri të tërë… dhe t’i dënojë të dy.
Çmimi: 1,500.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121