Çelësat e Mbretërisë

nga Archibald Joseph Cronin #Roman #Klasikë Modernë 

Përktheu: Vladimir Bako

Përshkrim i shkurtër

Ne, Kisha e shenjtë katolike; dhe, në të vërtetë, tërë Kishat e botës së krishterë, ne, pra, marrim pjesë në një luftë botërore. Më keq akoma, e shenjtërojmë. Ne dërgojmë miliona prej bijve tanë fort të dashur në masakër, për të lënë atje jetën, gjymtyrët apo shpirtin, për të vrarë e për t’u vrarë, me një buzëqeshje hipokrite dhe bekimin tonë apostolik. Vdisni për Atdheun dhe mëkatet do t’ju falen. Patriotizmi, mbreti apo perandori! Dhjetë mijë predikues kënaqen duke thirrur: “Jepini Cezarit, atë që i takon

Cezarit…” Frensis Çizëmi e preu fjalën, grushtet i mbante shtrënguar, sytë i flakërinin. – Nuk ka më Cezar në kohën e sotme, ka veçse financierë dhe burra shteti, që duan të zotërojnë minierat e diamantit të Afrikës së Jugut apo kauçukun e Kongos së katandisur në skllavëri. Krishti ka predikuar vëllazërimin njerëzor. Ai nuk e ngjiti malin për të thirrur: “Vrisni! Vrisni! Nisuni, të mbushur me urrejtje, ngulni bajonetën në zorrët e vëllait tuaj.” Nuk janë fjalët e tij ato që buçasin sot nëpër katedrale, po zëra kriminalë dhe frikacakë.

Çmimi: 1,200.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !