Legjendat e Xhindit Pak  

nga Rudyard Kipling #Grupmosha 8-12 vjeç; #Nobelistët

Përktheu: Ajsela Koka

Numri i Faqeve: 198

Përshkrim i shkurtër

Fëmijët ishin në teatër, duke luajtur përpara tri lopëve aq sa mbanin mend nga Ëndrra e një Nate Vere. Babai u kishte përgatitur një përmbledhje të shkurtër nga vepra e gjatë e Shekspirit dhe ata e kishin përsëritur me të dhe mamanë derisa e kishin mësuar përmendësh. Ia nisën aty ku Nik Fundi, endësi, del nga shkurret me kokën e një gomari mbi supe dhe gjen Titanian, Mbretëreshën e Zanave, në gjumë. Pastaj kapërcyen në pjesën ku Fundi u kërkon tri zanave të vogla t’i kruajnë kokën e t’i sjellin mjaltë dhe përfunduan kur e zuri gjumi në krahët e Titanias. Deni bënte pjesën e Pakut, Nik Fundit si edhe të tri Zanave. Veshi një kapelë me veshë majucë prej cohe në rolin e Pakut dhe një kokë gomari të bërë me letër nga pakoja e Krishtlindjeve – po që grisej, nëse nuk e mbaje me kujdes – për Fundin. Una ishte Titania, me një kurorë lulesh pëllumbi dhe një shkop magjik me lulegishtëza.

Çmimi: 600.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !