Gabimi

nga Elle Kennedy; 

Përktheu: Erjon Caco

Nr i faqeve 385

Përshkrim i shkurtër

Ai di të luajë jo vetëm në fushë…

Studenti Xhon Logan mund të shtjerë në dorë çdo vajzë që dëshiron. Për këtë yll hokeji, jeta është një sfilatë festash dhe lidhjesh, por pas buzëqeshjes së tij vrastare dhe sharmit të shkujdesur, ai ndihet  gjithnjë e më i dëshpëruar për rrugën qorre që do të detyrohet të marrë pas diplomimit. Një takim i nxehtë me studenten e vitit të parë, Grejs Ajvërs, është thjesht shpërqendrimi për të cilin ka nevojë, por, kur një gabim i pamenduar e largon vajzën prej tij, Logani planifikon të kalojë vitin e fundit të kolegjit duke i provuar se ia vlen një shans i dytë.

Tani ai do të duhet ta përmirësojë lojën e vet…

Pas një viti të parë jo aq të shkëlqyer, Grejsi është rikthyer në Universitetin Brajër më e rritur, më e mençur dhe e ka lënë krejt pas krahëve lojtarin arrogant të hokejit, të cilit pothuaj i dhuroi virgjërinë. Ajo nuk është për t’u mëshiruar dhe nuk ndihet më si flutura pa zë që ishte kur u puthën për herë të parë. Nëse Logani pret që ajo t’i bjerë në gjunjë dhe t’i lutet si gjithë lepurushet e tjera të hokejit, gabohet rëndë. Nëse dëshiron që Grejsi të kthehet, duhet të lodhet pak. Kësaj here do ta marrë ajo në dorë timonin… dhe ka në plan ta luajë mendsh.

Elle Kennedy është autore shumë e shitur e New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal. E rritur në rrethinat e Torontos, Ontario, është autore e mbi 40 romaneve e romancave bashkëkohore, tituj që të lënë pa frymë, përfshirë këtu edhe serinë jashtëzakonisht të suksessshme, Off-Campus.

Çmimi: 1,500.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !