Erika Mitchell (lindur më 7 Mars 1963), njohur me pseudonimin letrar E L James, është autore britanike. Ajo shkroi trilogjinë erotike bestseller Pesëdhjetë Hijet e Grei, Pesëdhjetë Hije më të Errëta dhe Pesëdhjetë Hije të Çliruara, si edhe romanet shoqëruese Grei, Më i Errët dhe I Çliruar.  Trilogjia Pesëdhjetë Hijet ka shitur më shumë se 125 milionë kopje në të gjithë botën.

Në vitin 2012, Revista Time e shpalli një ndër “100 Njerëzit më me Influencë në Botë”. Romanet e trilogjisë Pesëdhjetë Hijet u përshtatën në tre filma.

Në vitin 2019 ajo botoi romanin The Mister (Zotëria), i cili rrëfen historinë e dashurisë së një vajze emigrante klandestine nga Shqipëria dhe të një aristokrati nga Londra.

Në shqip nga Botimet Dritan: Pesëdhjetë Hijet e Greit, Pesëdhjetë Hije më të Errëta, Pesëdhjetë Hije të Çliruara, Grei, Më i Errët, The Mister (Zotëria)

Lista e librave të autorit