nga Abigail Dean #Mister, #Thriller
Përktheu: Dritan Koka
Nr i faqeve: 350
Përshkrim i shkurtër
Leks Greisi nuk dëshiron të mendojë për familjen e saj. Ajo nuk dëshiron të mendojë për vitet kur u rrit në Shtëpinë e Tmerreve të prindërve të vet. Dhe nuk dëshiron të mendojë për identitetin e saj si Vajza A: vajza që u arratis, motra e madhe që liroi vëllanë më të madh dhe katër vëllezërit e motrat më të vegjël. Ajo e ka pasur mjaft të lehtë t’i shmangte prindërit; babai i saj kurrë nuk doli nga Shtëpia e Tmerreve që vetë e krijoi, ndërsa nëna e kaloi pjesën e mbetur të jetës prapa hekurave. Por, kur kjo e fundit vdes në burg dhe u lë Leksit dhe vëllezërit e motrave të saj shtëpinë e familjes, ajo nuk mund të arratiset më nga e kaluara. Së bashku me të motrën, Evin, Leksi synon ta kthejë shtëpinë në një forcë të së mirës. Por së pari ajo duhet të pajtohet me vëllezërit e motrat e saj dhe me fëmijërinë e ndarë së bashku.
Çmimi: 1,200.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121