nga Martin Barry #Roman; #Fantazi; #Mister; #Grupmosha 10-16 vjeç
Përktheu: Vladimir Bako
Numri i Faqeve: 416
Përshkrim i shkurtër
Thellësitë e Liqenit të Harruar është vëllimi i tretë dhe i fundit i serisë fantastike dhe me aventura Sekreti i Mhoragës.
E çliruar nga burgu i qelqtë në Qendrën Botërore të Kriptozoologjisë, Mhoraga rikthehet në Skoci për t’iu kundërvënë planeve hakmarrëse të Vangorit të kobshëm, i cili mbjell kaos ngado që kalon me qëllim që të shtjerë në dorë kristalin e ndritshëm, i cili është nën ruajtjen e të riut Xhon Emil Talbot (Xhet).
Tok me Ragdanorin, Xheti është në gjendje tani të udhëtojë nëpër tunelet e thella nënujore, falë fuqisë së kristalit. Pas peripecish të pabesueshme, ai do të zbulojë, më në fund, të fshehtën e çuditshme mbi origjinën e vet.
Paralelisht, në Mesjetë, kalorësi Myrtag dë Byrka përballet me rreziqe të tmerrshme për të shpëtuar nga vdekja Ranëvonesën, një krijesë fisnike liqeni. Ky arrin të pamundshmen, falë lidhjeve që e bashkojnë me qeniet e thellësive. Me ndihmën e kristalit, të trashëguar nga paraardhësit e tij, Myrtagu i kundërvihet Gordhalit me një sy – transformuar në njeri –, i cili përhap valën e murtajës së zezë nëpër Evropën mesjetare.
Mirë se vini në universin fantastik të gjarpërinjve të detit dhe të përbindëshave liqenorë, që popullojnë Liqenet e Skocisë dhe të Irlandës.