nga Cerley Fortune përkthyer nga Rudina Çupi #Roman
Nr i faqeve: 320
Çmimi në kopertinë: 1400 L
Përshkrim i shkurtër
Fern Brukbenksi ka çuar dëm një pjesë të mirë të jetës së saj si e rritur duke menduar për Uill Baksterin, artistin e ri, idealist e tërheqës, me të cilin kaloi njëzet e katër orë në të njëzetat e hershme, një takim i rastësishëm që përfundoi në një aventurë njëditore në qytet. Koha ishte e papërshtatshme, por lidhja e tyre ishte e pamohueshme: ata ndanë çdo sekret, çdo ëndërr dhe bënë një marrëveshje për t’u takuar një vit më vonë. Ferni u shfaq. Uilli nuk e bëri.
Në moshën tridhjetedyvjeçare, jeta e Fernit nuk duket aspak ashtu siç e imagjinonte dikur. Në vend që të jetojë në qytet, Ferni kthehet në shtëpi, për të drejtuar resortin buzë liqenit të nënës së saj – diçka që ishte zotuar të mos e bënte kurrë. Resorti, të cilin tani e administron ish-i dashuri i saj, Xhemi, gjendet në vështirësi ekonomike dhe Ferni nuk di nga t’ia fillojë.
Ajo ka nevojë për një plan – dhe për ndihmë. Për habinë e saj, ndihma vjen në formën e Uillit, i cili mbërrin në resort nëntë vjet me vonesë, duke tërhequr një valixhe dhe me ofertën për të ndihmuar. Uilli mund të jetë i vetmi person që e kupton se çfarë po kalon Ferni. Por si mund t’i besonte ajo këtij mirazhi të veshur me kostum të shtrenjtë, i cili nuk duket aspak si i riu që takoi shumë vite më parë. Uilli po fsheh diçka dhe Ferni nuk është e sigurt nëse dëshiron ta dijë se për çfarë bëhet fjalë.
Por dhjetë vjet më parë, Uill Baksteri e shpëtoi Fernin. A mund të bëjë edhe ajo të njëjtën gjë për të?
Çmimi: 1,400.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
© 2025 – Powered by Vesa Solutions