Grada e Tretë 

nga James Patterson #Roman; #Mister&Thriller; #Letërsia Amerikane

Përktheu: Ajsela Koka

Përshkrim i shkurtër

Detektivja Lindsej Bokser po ecën me ngarendje përgjatë një rruge piktoreske të San Franciskos, kur një shpërthim eksplozivi trondit zonën. Shtëpia e një manjati interneti përfshihet në çast nga flakët dhe kur Lindsej futet brenda për të kërkuar të mbijetuarit, ndeshet me tre të vdekur. Një foshnjë, që jetonte në atë shtëpi, nuk gjendet, ndërsa një mesazh i mistershëm në skenën e krimit i lë Lindsejin dhe Departamentin e Policisë së San Franciskos krejt të çoroditur.

Më tej, një biznesmen i fuqishëm gjendet i vrarë në rrethana të çuditshme, me një tjetër mesazh misterioz lënë pas nga vrasësi. Lindsej u kërkon mikeshave të saj, Kler Uoshbërnit, nga zyra e kriminalistikës, Asistent Prokurores, Xhill Bernardt dhe reporteres së Chronicle, Sindi Tomas, ta ndihmojnë të zbulojë se kush i kryen këto vrasje dhe përse është i vendosur të ekzekutojë një person në çdo tri ditë.

Fakti më i tmerrshëm është se vrasësi ka vënë në shënjestër njërën prej katër mikeshave, të cilat vetëquhen Gratë e Klubit të Vrasjeve.

Kush prej tyre do të jetë?

Ndërsa hetimet rendin furishëm, Lindsej punon krah për krah me një oficer federal të caktuar për çështjen në fjalë. Në të njëjtën kohë ajo mëson se njëra prej anëtareve të Klubit fsheh një sekret aq të rrezikshëm dhe të pabesueshëm, sa mund t’i shkatërronte të tëra.

Çmimi: 900.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !