Teksti: Alain Jost dhe Thierry Culliford
Përktheu: Ajsela Koka
Gjatë gjithë natës ka rënë borë në Fshatin e Pufëve.
Si gjithmonë, Baba Pufi ka punuar fort në laboratorin e tij. Ai buzëqesh kur shikon tokën të mbuluar me qilimin e bardhë…
– Pufët e mi të vegjël do të jenë të lumtur nesër në mëngjes!
Të gjithë… me përjashtim të Pufit Ngriraman, që i shikon nga dritarja. I gjori, ai dridhet edhe në pikun e verës. Do të guxojë të dalë në mes të të ftohtit?