Seria 3 Twisted, Urrejtje

nga Ana Huang përkthyer nga Silvi Mema #Roman 

Nr i faqeve: 536

Çmimi në kopertinë: 1500 L

Përshkrim i shkurtër

I mahnitshëm, kryelartë dhe i vendosur për t’u bërë mjek  i suksesshëm, XHOSH ÇENI nuk ka takuar kurrë një vajzë, që të mos ketë rënë pre e magjepsjes së tij — me përjashtim të Xhuls  Ambrozës.

Kokëkuqja e bukur ka qenë si një gjemb në këmbë, që kur janë njohur, por, në të njëjtën kohë, ia ka përpirë mendimet si asnjë vajzë tjetër.

Kur armiqësia e tyre shpërthen një natë të paharrueshme, ai propozon një zgjidhje që do ta nxjerrë nga shinat njëherë e përgjithmonë: një marrëveshje armiqsh me përfitime, me disa

rregulla të thjeshta.

Pa xhelozi.

Pa detyrime.

Pa rënë në dashuri.

Një vajzë ambicioze, që spikat, XHULS AMBROZA, dikur e vdekur për festa, tani është përqendruar në një gjë të vetme: të marrë provimin e avokatisë.

E fundit gjë që dëshiron, është të përfshihet në një marrëdhënie me një mjek, që është sa i padurueshëm, aq edhe tërheqës.

Po sa më thellë e njeh, aq më shumë kupton se burri, që ka urryer prej kaq kohësh, është ndryshe nga sa e ka imagjinuar.

Vëllai i shoqes së saj të ngushtë.

Hakmarrja e saj.

Shpëtimi i saj i vetëm.

Një bashkim i ujdisur në ferr, po kur demonët e së kaluarës u vihen pas, ata përballen me disa të vërteta që mund t’i shpëtojnë… ose të shkatërrojnë gjithçka, për të cilën kanë punuar.

Çmimi: 1,500.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !