Ndihmë! Është Dita e Prindërve në AGJD

nga Kejt MekMullan #Roman 

Përktheu: Manushaqe Bako

Oh, mos! Mami dhe babi i Uiglafit do të vijnë në AGJD për Ditën e Prindërve. Po sikur i ati t’ua nisë atyre barsoletave pa kripë me tak-tak? Po sikur e ëma të sjellë nga ajo supa e tmerrshme me lakra për të gjithë? Miqtë e tij, Angusi dhe Erika, kanë arsyet e tyre për të qenë në ankth… ngaqë, në fund të fundit, a nuk janë të sikletshëm prindërit e gjithsecilit?

“Ja një hero i ri, që mund të ishte fare mirë vëllai i vogël i Harri Poterit.”

– Meri Poup Ozborn, autore e serisë “Shtëpia Magjike mbi Pemë”

Lexuesit do të qeshin fort me rrëfenjat më mjeshtërore dhe më maniake që nga libri i Sheskës “Kalorësit e Tryezës së Kuzhinës.” – Booklist

Çmimi: 400.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !