nga José Saramago #Dramë; #Nobelistët
Përktheu: Ajsela Koka
Përshkrim i shkurtër
Shkrimeve në prozë e atyre poetike, që i dhuruan famën, Saramago u vë përkrah shkrimet dramatike, ku procesi krijues u nënshtrohet po të njëjtave parime, që mbajnë më këmbë pjesën tjetër të prodhimtarisë së tij, kjo e fundit e bazuar në ndërthurjen mes kohës historike e kohës së trillimit.
Te “Nata” – me shije të fortë autobiografike – shumë i njohuri “Revolucioni i Karafilave”, i cili më 1974-ën i dha fund diktaturës në Portugali, i bëhet sfond trazirave, politike e morale, që ndodhin në mikrokozmosin e redaksisë së një gazete.
Te “Ç’do të bëj me këtë libër?” skena zhvendoset, pa iu larguar Portugalisë, në Pesëqindën, në kohërat e Luis Vas de Kamoesit, personifikimi i poetit më të madh luzitan, i cili lufton me vështirësitë “editoriale” për t’ia dalë t’i japë shtypit kryeveprën e tij: “Luziadat”.
Çmimi: 620.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121