nga Erich Segal #Roman; #Letërsia Amerikane
Përktheu: Manushaqe Bako
Përshkrim i shkurtër
Bobi dhe Shila kishin gjithçka: karriera të arritura, dy bija të mrekullueshme dhe një martesë të përkryer… thuajse të përkryer. Ajo që Shila nuk dinte, ishte që Bobi ishte treguar dikur i pabesë, vetëm një herë, dhjetë vjet më parë, gjatë një udhëtimi pune në Francë. Ajo që Bobi nuk dinte, ishte që kjo marrëdhënie e shkurtër kishte sjellë në jetë një djalë. Tani ndodh një aksident tragjik… pason një telefonatë fatlume… dhe kjo do ta ndryshojë jetën e Bobit dhe të Shilës përgjithmonë.
“NJË XHEVAHIR… THJESHT I PËRKRYER…
ROMANI PËRCJELL EMOCIONIN E ÇASTIT,
ASHTU SI LOVE STORY”
– The Plain Dealer, Klivëlend.
“I PAHARRUESHËM”
– The Pittsburgh Press.
Erik Segal ka qenë autor, skenarist, profesor i letërsisë klasike. Ai është i njohur për dy romanet e tij, “Histori Dashurie” dhe Mjekët”. Segal lindi më 16 qershor 1937 në Bruklin (Nju Jork) dhe u nda nga jeta më 17 janar 2010.