nga Joan Holub & Suzanne Williams #Roman për Fëmijë 8-12 vjeç, #Mitologjia greke
Përktheu: Ajsela Koka
Nr i faqeve: 145
Përshkrim i shkurtër
Mbretëresha e Ligësisë apo e keqkuptuar?
Meduza Gorgon pa dyshim që nuk është pjesë e grupit të personave të admiruar. Me gjarpërinj në kokë dhe një personalitet edhe më gjarpëror, askush në Akademinë e Malit Olimp nuk mburrej se ishte shok për kokë me të. Po thellë në zemër, Meduza dëshiron të përshtatet dhe mendon se zgjidhja e tërë problemeve të veta është pavdekësia, diçka që të gjithë shokët e klasës, bashkë me dy motrat e saj, e kanë. Varësja Pavdekësuese premton ta bëjë realitet këtë ëndërr. Po me çfarë çmimi?