Kodi i Mendjes së  Jashtëzakonshme 

nga Vishen Lakhiani #Motivim; #Zhvillim Personal

Përktheu: Dritan Koka

Nr i faqeve 380

Përshkrim i shkurtër

Po sikur t’i jepnit vetes leje për të menduar si mendjet më të mëdha krijuese të epokës sonë, të vinit në diskutim dhe të sfidonit rregullat e vjetra dhe të krijonit rregulla të reja rreth idesë së dashurisë, edukimit, përshpirtërisë, punës, lumturisë dhe domethënies? Mos ndiqni konvencione.

Kodi i Mendjes së Jashtëzakonshme ju mëson të jeni të suksesshëm sipas termave tuaj.

Nuk ka rëndësi nga niseni, ju mund të ndërtoni një jetë që është vërtet e jashtëzakonshme dhe të lini një gjurmë në univers. Në këtë libër ju do të mësoni të përkulni realitetin, të vini në diskutim gjepurat, të tejkaloni peizazhin kulturor, të përqafoni thirrjen tuaj, të praktikoni inxhinierinë e vetëdijes, të jetoni nën disiplinën e lumturisë dhe ta shtyni njerëzimin përpara, në mënyrë që të krijoni më tepër lumturi, domethënie dhe impakt në botë.

Më tepër sesa thjesht një libër fizik, Kodi i Mendjes së Jashtëzakonshme ju lidh me një platformë të tërë mësimore globale dhe me një komunitet, ku ju mund të  zhyteni më thellë në çështje, të ndërveproni me autorin, të dëgjoni nga të ftuar të veçantë dhe të lidheni me lexues të tjerë. Bëhet fjalë për një shndërrim në një nivel krejtësisht të ri.

Ky libër do t’ju bëjë të vini në diskutim gjithçka mendonit se dinit rreth jetës, që nga lumturia dhe pasuria, deri te qëllimi dhe pushteti. Është një hartë revolucionare për t’u bërë versioni më i mirë dhe i jashtëzakonshëm i vetes. Pikë.

Deiv Asprei, biohaker dhe themelues i Bulletproof Exec dhe Bulletproof Coffee

Çmimi: 1,200.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !