Dritëhijet e një Gjeniu 

nga Bernhard Paumgartner #Biografi; #Muzikë

Përktheu: Dritan Koka

Përshkrim i shkurtër

“Një libër i përkryer në rrëfim dhe absolutisht i besueshëm nga pikëpamja e informacionit: ai u ofron përgjigje të gjitha pyetjeve që jeta dhe prodhimtaria e Moxartit mund të sugjerojnë.”

Mbi bazën e dokumenteve, shënimeve, artikujve të gazetave të epokës dhe të një hetimi të kujdesshëm të letërkëmbimit moxartian, Paumgartneri rindërton personalitetin e muzikantit, duke e vendosur në kontekstin e tij familjar dhe në klimën kulturore të kohës. Fëmija gjenial dhe babai Leopold, nëna dhe motra-mike Nanerl, bashkëshortja Konstanca, udhëtimet, marrëdhëniet e muzikantit me oborret dhe kompozitorët bashkëkohës, kapen në një ndërthurje konstante mes të dhënës biografike dhe analizës estetiko-muzikore të veprave kryesore, nga kuartetet e harqeve deri te Meshët, nga simfonitë deri te koncertet për piano, nga operat – Dasma e Figaros, Don Zhuani, Flauti magjik – te Requiem-i, nga muzika instrumentale dhe e dhomës deri tek ajo lieder-istike.

Çmimi: 1,400.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !