Gurë dhe Hije

nga Burhan Sönmez përkthyer nga Alfons Pupli #Roman

Çmimi 1500 L

Nr faqe: 403

Në qytetin e Mardinit, afër kufirit të Turqisë me Sirinë, Avdoja jetim gjen qëllimin e jetës, kur një usta i vjetër e merr si çirak. Nga Mjeshtri Zhozef ai mëson rëndësinë e artit të gdhendjes së gurit, që kujdeset për të vdekurit dhe bëhet dëshmitar i jetës së tyre. Më pas Avdoja udhëton nëpër vend dhe takon një grua, të cilën e do me gjithë zemër, por e humbet si pasojë e një krimi tragjik. I mbyllur në një ekzistencë të vetmuar, ai tërhiqet nga bota në punishten e vet të gurgdhendjes, por edhe atje jeta, me të gjitha hidhërimet, gëzimet, padrejtësitë dhe dhuratat e saj, e shtyn në drejtime të papritura.

Një epikë intime, e pashlyeshme, Gurë dhe Hije bashkon fragmente jo vetëm nga historia turke e shekullit të njëzetë, por edhe nga Perandoria Osmane, Lindja e Mesme dhe Evropa. Së bashku ato formojnë një tablo befasuese të një shoqërie të pasur, komplekse, që përfshin të krishterë, myslimanë sunitë, turq, kurdë dhe armenë.

Çmimi: 1,500.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !