Burhan Sönmez (lindur më 1965) është një romancier kurd nga Turqia. Ai është Presidenti i PEN International (një shoqatë mbarëbotërore shkrimtarësh, e themeluar që në vitin 1921, që promovon letërsinë, mbron lirinë e të shprehurit). Është anëtar i Kolegjit Hju Holl dhe Kolegjit të Trinisë në Universitetin e Kembrixhit. Ka shkruar artikuj për gazeta prestigjioze si: The Guardian,  Der Spiegel ,  Die Zeit , La Repubblica.