nga Kenneth Grahame #Roman; #Fantazi; #Klasikët
Përktheu: Manushaqe Bako
Përshkrim i shkurtër
“Ka pasur bota heronj legjendarë,
Çdo fletë historie një të tillë mban,
Po asnjë nuk krahasohet në famë,
Me emrin e madh të zotit Zhaban.”
Kur Urithi arratiset larg mërzisë së pastrimit pranveror dhe nis një jetë të re në Breg të Lumit me mikun e tij, Miun e Ujit, as që e ka idenë për aventurat që e presin. Dhe aventurat më të madhërishme nga të gjitha kanë lidhje me mendjemadhin dhe famëdashësin Zhaban, i cili hidhet në përvoja të dalldisura e më pas bie në burg, viktimë e dashurisë për makinat e shpejta. Për miqtë e tij është një luftë e vërtetë përpjekja për ta mësuar Zhabanin të vërë sadopak mend në kokë.
Ky rrëfim i Keneth Grehëmit për jetën në natyrë ka magjepsur breza të tërë fëmijësh e të rriturish qysh kur u botua për herë të parë në vitin 1908.