Burgu i Qelqtë

nga Martin Barry #Roman; #Fantazi; #Mister; #Grupmosha 10-16 vjeç

Përktheu: Vladimir Bako

Numri i Faqeve: 390

Përshkrim i shkurtër

Burgu i Qelqtë është vëllimi i dytë i serisë fantastike dhe me aventura Sekreti i Mhoragës.

Qendra Botërore e Kriptozoologjisë e Nju Jorkut do të hapë portat e veta pas pak kohe; dhe të gjithë janë të paduruar që të admirojnë përbindëshin e parë të zënë rob në histori. Brenda një akuariumi ultramodern, Mhoraga ndien se ditët i ka të numëruara dhe nuk e di se i biri, Ragdanori, udhëton duke rrezikuar jetën në thellësi të tuneleve nënujore të Irlandës dhe Skocisë, me synimin që ta gjejë. Gjatë kësaj kohe, djaloshi Xhon Emil Talbot – Xheti – merr një mision nga fantazma e Kormakut: ai duhet të rikthehet në Manhatan për të çliruar krijesën mitike.

Rrëfimi na tërheq njëkohësisht në rrugëtimin e Derdriysë së bukur, e cila përshkon Alpet e Skocisë duke tentuar të ndihmojë Fianën, që e akuzojnë për ushtrim të artit të magjisë. Kundër erës dhe baticës, kjo synon të ndjekë porositë e Dekanes së Nesit, më të nderuarës së krijesave liqenore.

Askush nuk është në gjendje ende të rrokë forcën e lidhjes, e cila bashkon të riun Xhet me Ragdanorin, birin sypatrembur të Mhoragës dhe të të ndriturit Zarak. Po shpejt zbulohet legjenda e një liqeni të vogël në Irlandë me fuqi të pakrahasueshme.

Çmimi: 1,000.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !