Sir Arthur Conan Doyle (22 maj 1859 – 7 qershor 1930) ishte mjek dhe shkrimtar britanik. Ai krijoi personazhin e dedektivit Sherlok Holms në vitin 1887 me romanin Studimi i Kuq, për të vijuar më pas me tre romane të tjera dhe pesë vëllime me tregime. Historitë e Sherlok Holmsit janë momente historike në rrëfimin artistik të zhanrit mister&krim.
Përveç tregimeve të Sherlok Holmsit, Dojli shkroi edhe tregime fantastiko-shkencore, tregime humoristike, drama, romanca, poezi dhe romane historike.
Në shqip nga Botimet Dritan: Sherlok Holmsi dhe Studimi i Kuq, Sherlok Holmsi dhe Shenja e të Katërve, Aventurat e Sherlok Holmsit, Sherlok Holmsi dhe Lugina e Frikës, Sherlok Holmsit dhe Zagari i Baskërvillëve, Kujtimet e Sherlok Holmsit, Rikthimi i Sherlok Holmsit
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121