nga Kristianë Roll #Roman
Përktheu: Vladimir Bako
Nr i faqeve: 328
Përshkrim i shkurtër
Hamishi e Kamila është konsideruar si vepër polivalente e përmasave klasike dhe Kristianë Roll si një profete “in universum”. India e saj është Oqeanike: në hapësirë, në popullatë, në problemet e brendshme, apo në ato që i nis si kumt botës. Drama personale e zonjës Roll përbën më fort një vijë lidhëse për kronikën artistike, të pasqyruar si reflekse që dy hemisferat i dërgojnë reciprokisht njëra-tjetrës. Hamish Mekei i shfaq Kamilës një dashuri që nuk mundet të reshtë, të përjetshme. Por alkoolizmi i tij shkatërron atë që edhe Kamila beson se ndjen për të. Prej a e sa aktivitetesh jetësore ajo është privuar për hir të Hamishit, sa e sa herë e ka humbur shansin të çelë shpirtërisht? Pikërisht këtë të vërtetë i zbulon asaj Urtësia në honin misterioz, që fshihet në thellësi të qenies së saj. Kjo vepër,e frymëzuar nga fakte reale, shpaloset në hapësirat e mëdha e të ndryshme të botës: në Indinë e Indira Gand’hit pas rënies së iluzioneve e euforisë së Pavarësisë, në vitet 1970, në mënyrë të veçantë në plantacionet e çajit të Asamit, apo në rezervatin e kafshëve të egra të Kazirangës; por edhe në Skoci e në Zvicër.