Fjalët e Fundit të Shehrazades
Ece Erdoğuş Levi
Fjalët e Fundit të Shehrazades është shkruar për të gjitha gratë në Turqi që i janë nënshtruar dhunës dhe shtypjes.
Përshkrim i shkurtër:
Në thelb, Shehrazadja është një grua që përpiqet të shpëtojë jetën e saj duke e mbajtur perandorin persian – që martohet me një virgjëreshë çdo natë dhe ia pret kokën në mëngjes – të zënë me historitë e saj emocionuese. Ajo është një luftëtare e egër, e armatosur me fjalë në vend të armëve, që përpiqet të kapërcejë fatin e keq, që u është dhënë atyre si ajo.
Me këtë roman, Ece Erdoğuş Levi mbart trashëgiminë që i la Shehrazadja, duke treguar historitë e grave që rrihen, abuzohen, përdhunohen dhe vriten çdo ditë. Duke parë në sytë e ftohtë të vdekjes, duke shpresuar që histori të ngjashme të mos ndodhin më kurrë…
ISBN: 978-9928-377-64-7
Përkthyesi: Alfons Pupli
Çmimi: 700 lekë