nga Ana Huang përkthyer nga M B Bako #Roman
Nr i faqeve: 400
Çmimi në kopertinë: 1500 L
Përshkrim i shkurtër
Ajo është gruaja që ai kurrë nuk do ta donte…
dhe dobësia që kurrë nuk e pa t’i vinte.
I pamëshirshëm. I përpiktë. Arrogant.
Dante Rusoja e ka merak kontrollin, si në rrafshin personal, ashtu edhe në atë profesional.
Drejtori Ekzekutiv miliarder nuk e ka në plan të martohet – derisa shantazhi e detyron të fejohet me një grua që as nuk e njeh, Vivianë Laun, trashëgimtaren e një biznesi bizhuterish dhe bijën e armikut të tij më të ri.
Pak rëndësi ka se sa e bukur apo tërheqëse është ajo. Ai do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të shkatërruar provat dhe fejesën e tyre.
Ka vetëm një problem: tani që e ka bërë të tijën… nuk e lëshon dot më.
Elegante. Ambicioze. E sjellshme.
Vivianë Lau është vajza e përsosur dhe bileta e familjes së vet për t’u ngjitur në nivelet më të larta të shoqërisë.
Martesa me Rusonë gjakblu nënkupton hapjen e dyerve, të cilat do të kishin mbetur të mbyllura për familjen e saj të pasuruar rishtazi.
Ndërkohë që Dantja harbut dhe i pakapshëm nuk i përshtatet idesë së partnerit të saj ideal, ajo e pranon këtë martesë me shkuesi për hir të detyrës.
Nevoja për prekjen e tij nuk kishte qenë kurrë pjesë e planit…
…as gjëja më e keqe që mund t’i ndodhte: të binte në dashuri me burrin e saj të ardhshëm.