nga Paul Kawczak #Roman
Përktheu: Vladimir Bako
Nr i faqeve: 242
Përshkrim i shkurtër
Një roman i madh aventurash dhe dashurie, në të cilin qentë qajnë, majmunët flasin dhe nepërkat puthen. Një mëngjes shtatori të vitit 1890, një topograf belg, i ngarkuar nga mbreti i vet për të zbërthyer Afrikën, largohet nga Leopoldvili për në veri. Nën udhëzimin e yjeve dhe me disa instrumente të thjeshta, Pjer Klaesi kishte mision të materializonte, në tokat e egra, rrugën e saktë të asaj që Evropa atëherë e quajti “përparim“. Ai niset në bordin e Lules së Bryzhit, duke rrëshqitur nëpër lumin Kongo, i shoqëruar nga punëtorë të fisit bantu dhe Shi Shiaoja, një mjeshtër kinez tatuazhesh, xhelat i specializuar në artin e prerjes së trupit njerëzor, që zbulon të ardhmen në gjithçka. Shi Shiaoja e di se ç’vepër e neveritshme është kolonizimi dhe e parashikon se do ta dojë topografin. Terri është historia e një gjymtimi. Kowczak paraqet një roman të jashtëzakonshëm aventuror të ndërthurur me erotizmin, një vepër dëshire dhe dhimbjeje të mbushur me realizëm magjik, i cili rrjedh si lot gjaku nga Evropa Veriore deri në zemër të Afrikës mbi fytyrën e Historisë.
Çmimi: 1,000.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121