nga Marquis de Sade #Roman; #Erotikë; #Klasikët
Përktheu: Vladimir Bako
Përshkrim i shkurtër
Sadi ishte një nga mendjet më radikale të historisë perëndimore, që preku, me një përzierje të mahnitshme çmendurie dhe racionaliteti të ftohtë, disa nga aspektet më qendrore të jetës psikike… Ai mbetet një figurë e madhe, e lemeritshme, po, gjithashtu, shumë e shndritshme.
Te Zhystina markezi dë Sad tregon ndodhitë e një heroine fatkeqe e tronditëse, të zënë në kurth prej korrupsionit e vesit. E gënjyer, e dhunuar, e poshtëruar, e vendosur nën rrahjet më të egra, kjo u ofron xhelatëve të vet çiltërsinë dhe besimin në virtyt. Në vepër gjejmë tërë perversitetet e një epoke, me të cilat Zhystina përballet; epokë që u kapërcye vetëm me goditjet e forta të Revolucionit frëng.
Shtrohet çështja: përse Zhystina vrapon me aq kryeneçësi në drejtimin e vuajtjeve vetjake? Një lexim i vëmendshëm i Zhystinës do t’i jepte përgjigje kësaj pyetjeje: falë dashurisë për filozofinë.
Noel Shatle
– Markezi dë Sad nuk e shpiku sadizmin, i cili ka pas ekzistuar përherë, por ai vetëm sa e nxori në dritë këtë, ashtu sikurse një mjek i madh zbulon një virus… Sadi na bëri të kuptojmë që instinkti seksual është anarkik dhe i pakontrollueshëm. Pas Sadit, ne nuk mendojmë më për seksin si diçka zbavitëse, vogëlimë dhe sipërfaqësore.
– Markezi është misionar, ai ka shkruar një fe të re, Zhystina apo Zhylieta më pas, mund të quhen librat e shenjtë.
Moris Levë – The New York Times Book Review
Sadi, përmes kohës sonë, i flet po kohës sonë, me zërin më të lartë, ngaqë është epoka jonë, së cilës i duhet të jetojë të vërtetat, që ai zbuloi, të jetojë nëpër natën, që ai çori.
Lestër G. Krokër