Truri 

nga Xhejms Petërson; #Roman; #Mister&Thriller; #Autorë Bashkëkohorë

Përktheu: Ajsela Koka

Përshkrim i shkurtër

Truri është një killer serial. Truri është një “mendje-mjeshtër”, është “më i miri”. Ai nuk ka nevojë t’i kryejë vetë krimet: i mjafton të manipulojë psikologjikisht disa individë e t’i dërgojë “në mision” – për të grabitur banka e për të masakruar pengjet, për shembull – e pastaj t’i heqë qafe. Truri është i pakapshëm, plani i tij i padështueshëm. Po cili është qëllimi i vërtetë i këtij plani?

Vetëm kush është i gatshëm ta kuptojë, mund ta ndalë, kush ka guximin të zbresë në errësirën e akullt të mendimeve të tij, kush është në gjendje të mendojë me trurin e tij e t’i parashikojë lëvizjet, dredhitë, hapat e gabuara… Vetëm Aleks Krosi mund t’ia dalë mbanë, mirëpo profileri i guximshëm është lodhur duke depërtuar në mendjet e mbrapshta të vrasësve. Nuk dëshiron më të kuptojë. Kjo edhe për shkak të faktit se familja dhe gruaja, që dashuron, kanë nevojë për të, tani më shumë se kurrë…

Çmimi: 900.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !