nga Deborah Harkness; #Roman; #Mister; #Autorë Bashkëkohorë
Përktheu: Manushaqe Bako
Nr i faqeve: 612
Përshkrim i shkurtër
Fillon me mungesë dhe dëshirë.
Fillon me gjak dhe frikë.
Fillon me një zbulim shtrigash.
Një botë shtrigash, demonësh e vampirësh.
Një dorëshkrim që ruan sekretet e së shkuarës dhe çelësin e së ardhmes së tyre.
Diana dhe Methjui – dashuria e ndaluar në thelb të rrëfimit.
Diana Bishopi është e fundmja e Bishopëve, një familjeje magjistarësh të fuqishëm, por ajo e ka mohuar magjinë e vet që nga vdekja e prindërve dhe i është futur rrugës akademike. Shkon në Oksford për të studiuar dorëshkrimet alkimike në Bibliotekën Bodliane. Paqja e saj ndërpritet shpejt, kur njëri prej librave që gjen në bibliotekë rezulton të ketë qenë i humbur prej 150 vitesh dhe kërkohet nga magjistarët, demonët dhe vampirët… aq sa shumë janë gati të vrasin për ta shtënë në dorë. Krijesa e parë që i afrohet Dianës pas këtij zbulimi është Methjui, një vampir tepër i vjetër dhe, si ajo, studiues, i cili duket sikur vetëm dëshiron ta mbrojë historianen e re. Harknesi krijon një rrëfim përthithës që shkon nga Oksfordi në Paris e në Nju Jork, duke depërtuar në familjet dhe historitë e ndërlikuara të Dianës dhe Methjuit.
Çmimi: 1,500.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121