Zbulim Shtrigash

nga Deborah Harkness; #Roman; #Mister; #Autorë Bashkëkohorë

Përktheu: Manushaqe Bako

Nr i faqeve: 612

Përshkrim i shkurtër

Fillon me mungesë dhe dëshirë. 

Fillon me gjak dhe frikë. 

Fillon me një zbulim shtrigash. 

Një botë shtrigash, demonësh e vampirësh. 

Një dorëshkrim që ruan sekretet e së shkuarës dhe çelësin e së ardhmes së tyre. 

Diana dhe Methjui – dashuria e ndaluar në thelb të rrëfimit. 

Diana Bishopi është e fundmja e Bishopëve, një familjeje magjistarësh të fuqishëm, por ajo e ka mohuar magjinë e vet që nga vdekja  e prindërve dhe i është futur rrugës akademike. Shkon në Oksford për të studiuar dorëshkrimet alkimike në Bibliotekën Bodliane. Paqja e saj ndërpritet shpejt, kur njëri prej librave që gjen në bibliotekë rezulton të ketë qenë i humbur prej 150 vitesh  dhe kërkohet nga magjistarët, demonët dhe vampirët… aq sa shumë janë gati të vrasin për ta shtënë në dorë. Krijesa e parë që i afrohet Dianës pas këtij zbulimi është Methjui, një vampir tepër i vjetër dhe, si ajo, studiues, i cili duket sikur vetëm dëshiron ta mbrojë historianen e re. Harknesi krijon një rrëfim përthithës që shkon nga Oksfordi në  Paris e në Nju Jork, duke depërtuar në familjet dhe historitë e ndërlikuara të Dianës dhe Methjuit. 

Çmimi: 1,500.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !