Uji i Liqenit nuk është kurrë i ëmbël

nga Giulia Caminito përkthyer nga Albana Nexhipi Lekaj #Roman

Çmimi 1400 L

Nr faqe: 346

Erë algash të shkitshme dhe rëre të dendur, erë pendësh të lagura. Është një krater antik, tashmë plot me ujë: është liqeni i Braçanos, ku ankoron familja e Antonias, gruas krenare deri në kokëfortësi, që e vetme kujdeset për një burrë ulok dhe katër fëmijë, teksa largohet prej mospërfilljes së Romës. Antonia është shumë e ndershme, Antonia nuk pranon kompromise, Antonia beson tek e mira e përbashkët, por  pavarësisht kësaj do t’i mësojë bijës së vetme të mbështetet thjesht tek aftësitë e veta e ta mbajë kokën lart.

Dhe Gaia mëson: të mos qahet, të hipë përditë në tren për të shkuar në shkollë, të lexojë libra, ta fshehë telefonin në një kuti këpucësh, të zhytet në liqen, edhe pse rrymat e tërheqin së poshtmi.

Janë vitet 2000. Gaia dhe miqtë e saj rriten në një botë, nga e cila betejat politike e qytetare ndodhen larg, pranë është  vetëm  kabotazhi i vogël i objekteve të zotëruara apo të mohuara, i mesazheve të para, ujërat e palëvizshme të një ekzistence pa horizonte.

Xhulia Kaminito i jep jetë një romani ankoruar në realitet, përshkuar njëkohësisht prej një paqetie radikale, që e kthen shkrimin thelbësor e të matur, shpues e poetik, në bastionin e fundit kundër fantazmave që na kanosen. Liqeni është një pasqyrë magjike: në tabanin e tij, së bashku me grazhdin e përmbytur, shohim rininë, sfidën e saj këmbëngulëse ndaj palumturisë.

Çmimi: 1,400.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !