nga Deborah Ellis #Grupmosha 8-12 vjeç; #Letërsia për të rinj
Përktheu: Dritan Koka
Numri i Faqeve: 160
Përshkrim i shkurtër
Parvana hyri në vendbanimin e vogël, duke ecur me kujdes mes rrënojave. Vështroi ato çka kishin mbetur nga shtëpitë njëdhomëshe. Dyshekë, rrogoza, tenxhere dhe filxhanë çaji qenë shpërndarë gjithandej. E njohu atë pamje. Ishte pamja nxito-për-të-shpëtuar-kokën. Kishte parë shtëpitë e veta në këtë gjendje, kur familja e saj rrëmbente disa sende dhe vraponte para se të vinin bombardimet. Vrau mendjen se ku mund të kishin shkuar banorët e këtyre shtëpive. Mbas gjase ata do të ktheheshin prapë për t’i rindërtuar, kur gjendja të ishte e sigurt. Qëndrimi në atë fshat të braktisur ishte i frikshëm. Ndihej sikur po e vëzhgonin, megjithatë përreth nuk dukej këmbë njeriu. Flladi solli në veshët e saj një angullimë të mekur. Dukej si mjaullimë koteleje. Parvana ndoqi zërin. Angullima vinte nga shtëpia e fundit. Parvana qëndroi te pragu i derës. Një pjesë e tavanit kishte rënë dhe vajza vështroi mbi rrënoja për të parë nga vinte zhurma,pastaj e pa. Nuk ishte kotele. Në një qoshe të dhomës ndodhej një foshnjë, shtrirë në shpinë…
Në kohëra skajshmërisht të trishta, “Udhëtimi i Parvanës” na jep një pamje të vërtetë dhe të dhimbshme të situatës në Afganistan, sidoqoftë pa e humbur fillin e kurajës dhe shpresës që mund t’i mbajë fëmijët gjallë edhe në rrethanat më të tmerrshme.
Çmimi: 600.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121