nga Paolo Foresti përkthyer nga Ajsela Koka #Publicistikë
Nr i faqeve: 211
Çmimi në kopertinë: 1000 L
Përshkrim i shkurtër
Projekti që i propozova vetes është ai i të rrëfyerit, përmes pretekstit të mbledhjes rreth tryezës, të veprimtarive dhe përvojave të një diplomati, duke treguar realitete shumë të ndryshme nga ato stereotipe të shpërndara në opinionin e atyre që nuk kanë lidhje me këtë punë.
Në mënyrë të thjeshtë dhe në pamje të parë sipërfaqësore, jam përpjekur t’u jap zë përshtypjeve, fakteve, ndërmjetësimeve të realizuara, pa nxjerrë në shesh atë çfarë i përket ende vetëm arkivave diplomatike, po duke ia lënë intuitës historitë e nënkuptuara.
Rrëfimi është i strukturuar sipas një rendi kronologjik të secilës gosti të cituar (nuk bëhet fjalë për mbrëmje gala, siç mendohet zakonisht), po më pas zgjerohet lirisht në kohë dhe në histori sipas personazheve dhe vendeve që marrin pjesë.
Nuk dëshiron të jetë një shkrim autobiografik, edhe pse në mënyrë të pashmangshme lind dhe zhvillohet nëpërmjet përjetimeve të mia profesionale. Gjithçka shoqërohet me fotografi vendesh e personazhesh dhe në shtojcë riprodhohen menytë e tryezave.
Çmimi: 1,000.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121