Qyteti i Pasur 

nga Roger Crowley #Histori

Përktheu: Dritan Koka

Numri i faqeve: 484

Përshkrim i shkurtër

Autori i bestsellerit të New York Times “Perandoritë e Detit” përvijon udhëtimin befasues pesëqindvjeçar të Venedikut deri në majën e pushtetit, madhështisë e pasurisë, në një rrëfim epik, që nuk ka rivalë për sa u përket dramës e intrigave.

Venediku, qyteti i pasur gjurmon harkun e plotë të sagës perandorake venedikase nga famëkeqja Kryqëzata e Katërt, e cila kulmoi me plaçkitjen e Kostandinopojës në vitin 1204, deri në luftën otomano-venedikase të viteve 1499-1503, e cila i sheh turqit osmanë t’i zëvendësojnë venedikasit si fuqinë më të madhe detare në Mesdhe. Në midis janë tre shekuj supremacie detare venedikase, gjatë të cilëve një qytet i vogël me “banorë të lagunës” u kthye në vendin më të pasur në planet. Duke u bazuar në dëshmi të dorës së parë rreth betejave të përgjakshme detare, negociatave të shkathëta e manovrave diplomatike, Crowley pikturon një pamje të gjallë të këtij populli lakmitar e plot iniciativë dhe të territoreve të bollshme që ranë nën sundimin e tij. Nga hapja e rrugëve të erëzave deri te përplasja midis krishterimit dhe islamit, Venediku luajti një rol kryesor në konfliktet përcaktuese të kohës së vet, jehona e të cilave ndihet ende sot.

“[Crowley] shkruan me një gjallëri befasuese, e cila betejat detare dhe rrethimet i nxjerr jashtë faqeve të librit.” – The New York Times  

“Crowley dokumenton kulmin e lavdisë së dikurshme të Venedikut me një simpati uordsuorthiane, të plotësuar nga dija mbresëlënëse dhe entuziazmi infektues.” – Wall Street Journal

Ngritja dhe rënia e Perandorisë së Venedikut është një histori e parezistueshme dhe Crowley është një kronikan i përkryer. Michael Prodger, Financial Times.

Çmimi: 1,500.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !