nga Georg V.F. Hegel #Filozofi
Përktheu: Dritan Koka
Numri i faqeve: 248
Përshkrim i shkurtër
Në përgatitjen e sistemit filozofik, në vitet e para të periudhës së Jenës (1801-1803), ndikimi i Platonit mbi mendimin e Hegelit ka qenë vendimtar në të gjitha frontet, duke i lejuar të shkonte përtej kriticizmit të Kantit dhe të “emancipohej” në mënyrë progresive nga idealizmi transhendental i Shelingut. Me prejardhje të qartë platonike është pikësëpari parimi i famshëm i Identitetit spekulativ, me të cilin Hegeli, në veprën “Ndryshimi midis Sistemit Filozofik të Fihtes dhe atij të Shelingut” (1801), shpreh fizionominë e veçantë dhe paradigmatike të Zotit të krishterë, të zhvilluar pastaj në veprat e mëdha, duke nisur nga “Fenomenologjia e Shpirtit”, “Absoluti është Identiteti i Identitetit dhe i Jo-Identitetit”. Gjurmët vendimtare të ideve platoniane mbi refleksionet e Hegelit “të ri” shtrihen edhe në versantin dialektik (me “Parmenidin”), në atë filozofiko-natyror (ende me “Timeun”) dhe në atë etiko-politik të sistemit (me “Politikanin” dhe “Republikën”).
Ky ndikim ka patur, natyrisht, jehonë të rëndësishme në kurset e mëvonshme universitare të kumtuara nga Hegeli rreth Platonit, diku mes viteve 1805 dhe 1830, në kontekstin e leksioneve mbi historinë e filozofisë: për mendimtarin gjerman shtrohej çështja për të rishqyrtuar qarkun spekulativ, i cili, më tepër se çdo qark tjetër, i kishte ardhur në ndihmë për të hedhur themelet e sistemit të tij shkencor.
Për këtë arsye, “Leksionet mbi Platonin” përbëjnë një dokument filozofik vërtet unik, i cili meriton të ridalë në dritë si një botim më vete, edhe jashtë kornizës së përgjithshme të “Leksioneve mbi Historinë e Filozofisë”, brenda të cilave u grupua.
Çmimi: 750.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121