nga Sigmund Freud #Psikologji
Përktheu: Manushaqe Bako
Nr i faqeve: 210
Përshkrim i shkurtër
Në 1909-ën, Universiteti i Klarkut në Uorçester, Masaçusets, kremtoi njëzetvjetorin e themelimit dhe rektori i tij, Dr.G. Stenli Holl, ftoi Frojdin dhe disa nga ithtarët e tij kryesorë (K. G. Jung, S. Ferenci, E. Xhons dhe A. A. Bril) të merrnin pjesë në këtë ngjarje, ku edhe do të nderoheshin me tituj. Frojdi e mori ftesën në dhjetor 1908, por u desh të vinte vjeshta e ardhshme që të celebrohej përvjetori; pesë ligjëratat e Frojdit u mbajtën nga dita e hënë, më 6 shtator, deri të premten e po asaj jave. Kjo, deklaroi vetë Frojdi në atë kohë, ishte njohja e parë zyrtare e shkencës së re dhe, siç e ka përshkruar në “Studimin Autobiografik” të tij, teksa hidhte hapat drejt katedrës, ku do të mbante leksionet, “dukej si realizimi i një ëndrre të pabesueshme me sy hapur”.
Pavarësisht të gjitha plotësimeve, që do t’i bëheshin strukturës së psikoanalizës gjatë çerekshekullit që pasoi, këto leksione paraqesin një skicë paraprake të admirueshme. Japin një ide të shkëlqyeshme të stilit të qartë e të çlirët dhe të arsyetimit të pasforcuar, që e bënë Frojdin një lektor aq të shquar.
Çmimi: 600.00L
Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.
Shtëpia Botuese DRITAN është themeluar në vitin 2002, me fokus letërsinë artistike, si për të rritur edhe për fëmijë. Tashmë, me mbi 300 botime, katalogu i botimeve DRITAN përmban romane, botime psikologjike, filozofike, libra mbi prindërimin, si edhe disa prej kolanave më të bukura të letërsisë për fëmijë dhe të rinj.
Bul. “Bajram Curri”, Aviacioni i ri 7/51, Tirane
E-mail: [email protected]
Cel. 0682612424
Cel. 0682021121