Avantazhi i Lumturisë 

nga Shawn Achor #Motivim

Përktheu: Dritan Koka

Nr i faqeve 254

Përshkrim i shkurtër

Çdokush mendon që, nëse punon shumë, do të bëhet i suksesshëm dhe, sapo të bëhet i suksesshëm, atëherë do të jetë i lumtur, apo jo?

Hulumtimet më të përparuara të dekadës së fundit në fushën e psikologjisë pozitive kanë dëshmuar se kjo formulë është, në të vërtetë, e përkundërt: lumturia nxit suksesin dhe performancën, jo anasjelltas.

Avantazhi i Lumturisë është joshës për të gjithë ata që dëshirojnë këshilla praktike për t’u bërë më të lumtur dhe më të suksesshëm. Lumturia nuk është bindja se nuk kemi nevojë të ndryshojmë. Ajo është të kuptuarit se mundemi. – Shawn Achor

Një ‘big star’… një ekspert me famë botërore. – New York Times

SHAWN ACHOR është një nga ekspertët kryesorë në botë për zhvillimin e potencialit njerëzor. Ai ka hulumtuar dhe ka ligjëruar në dyzet e dy vende, duke ndihmuar njerëzit të kapërcejnë hendekun mes shkencës së lumturisë dhe performancës në jetën e përditshme.

Leksionet e Achor-it mbi shkencën e lumturisë dhe potencialin njerëzor kanë fituar vëmendjen e New York Times, Boston Globe dhe Wall Street Journal, si edhe të CNN e NPR.

Çmimi: 1,000.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !