Konflikti - Gruaja dhe Nëna 

nga Élisabeth Badinter #Sociologji

Përktheu: Vladimir Bako

Nr i faqeve: 216

Përshkrim i shkurtër

Tridhjetë vjet pas Më shumë se dashuri, është zhvilluar një luftë e vërtetë ideologjike e nëndheshme, pasojat e së cilës ende nuk janë vënë në peshore krejtësisht për të këqyrur dëmet për gratë. Kthimi me forcë i natyralizmit – që rivendos kurorën e nderit mbi konceptin e shpërdoruar të instinktit amnor –po ngre rrezikun më të madh ndaj emancipimit dhe barazisë së sekseve.Në saje të forcës së përsëritjes së vijueshme se një nënë i detyrohet gjithçka fëmijës, qumështin e vet, kohën dhe energjinë, bëhet e pashmangshme që  një  numër gjithnjë e më i madh grash të thyhen përpara pengesave. Disa e shohin lulëzimin e plotë brenda mëmësisë,  po pjesa më e madhe syresh bëjnë një ditë kalkulimet mbi kënaqësitë e mundimet: Nga njëra anënjë përvojë e pazëvendësueshme, dashuri e dhënë dhe e kthyer dhe rëndësia vijimësisënga tjetrazhgënjimi dhe stresi i përditshëmkonfliktet e paevitueshme dhe nganjëherë ndjenja e dështimit. Nëse më shumë se një e katërta e gjermaneve qëndrojnë pa fëmijë, kjo tregon se ato e shohin realizimin e vetes gjetiu jashtë amësisë, së paku ashtu siç u imponohet. Një herë  për një herë, francezet ia kanë dalë t’i bëjnë bisht kësaj dileme mbi gjithçka apo asgjë. Do t’i bëjnë ballë ato thirrjes së “maternalisteve”, të mbështetura nga institucionet më të respektuara? Deri kur këto do të imponojnë dëshirat dhe vullnetin e tyre kundër diskutimit të harlisur mbi fajësinë?

Çmimi: 700.00L

Pagesa në dorëzim brenda Shqipërisë.

Share on facebook
Share on twitter
Share on pinterest
Share on whatsapp
Share on email

Bli ne nje menyre me te thjeshte !